Chelsea e gjen më në fund trajnerin, nënshkruan me ish-asistentin e Guardiolas

by Nexhat

Pas disa ditësh pa trajner në krye të skuadrës, Chelsea tashmë po duket se është ‘rehatuar’.

Sipas gazetarit sportiv italian, Fabrizio Romano, skuadra londineze tashmë është pajtuar të nënshkruajë me trajnerin e Leicester Cityt, Enzo Maresca,  

Siç ka raportuar gazetari italian, Maresca do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare, që e mban atë në klub deri në vitin 2029.

Trajneri italian, sezonin që lamë pas ishte në krye të Leicester Cityt, me të cilin arriti të gjejë rrugën për në Premier League, duke qenë i pari në Championship.

Maresca, 44-vjeçar, më herët ishte asistent i Pep Guardiolas te Manchester City, ku fitoi tripletën e famshme me skuadrën e kaltër nga Manchesteri.

Chelsea përfundoi në vendin e gjashtë sezonin e kaluar, duke u kualifikuar në play-offin e Ligës së Konferencës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy