Gjendet unaza 2300-vjeçare në Jeruzalem, ja çfarë përfaqëson

by Merita

Një unazë tepër e vjetër është gjendur në Jeruzalem. Është e mundur që unaza të sjellë njohuri të reja për origjinën e Jeruzalemit. Ishte zbukuruar me një gur të çmuar të kuq dhe besohet se i përkiste ose një fëmije ose një vajze.

E ka origjinën nga epoka helenistike, njoftoi shërbimi kompetent izraelit.

banner

Një punëtor e gjeti unazën duke shoshitur dheun. Punëtori është pjesë e ekipit që punon në gërmimet arkeologjike të iniciuara bashkërisht nga Instituti i Izraelit për Antikitetet dhe Universiteti i Tel Avivit.

Në kantierin “Qyteti i Davidit” kryhen gërmime.

“Papritmas pashë diçka që shkëlqente”, tha punëtori. “Menjëherë bërtita se e kisha gjetur unazën”. Punëtori shtoi se i gjithë ekipi ishte i emocionuar,

“Është një pjesë shumë emocionuese, nuk e gjen diçka të tillë çdo ditë”. Ai më pas tha se në të vërtetë gjithmonë donte të gjente diçka prej ari. “Jam shumë i lumtur që ëndrra ime u realizua”.

Unaza tregon një histori të re për Jerusalemin

Stili i unazës tregon epokën persiane dhe helenistike të hershme të fundit të shekullit të 4-të deri në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit.

“Në atë kohë, njerëzit filluan të preferonin arin me gurë të çmuar mbi arin e gdhendur”, thuhet në deklaratë. Unaza e artë është një nga një sërë objektesh dhe strukturash të gërmuara, të cilat u gjetën në kantierin e parkingut Givanti në “Qytetin e Davidit”.

Shkencëtarët pjesëmarrës në projektin e gërmimeve thonë se të gjitha këto gërmime do të kontribuojnë në krijimin e një tabloje ndryshe të banorëve të Jeruzalemit në epokën e hershme helenistike.

Për shkak se strukturat e mëparshme dhe objektet e gërmuara të asaj periudhe ishin të rralla, studiuesit supozuan se Jerusalemi ishte atëherë një qytet i vogël, i kufizuar në majën e shpatit juglindor – “Qyteti i Davidit” – dhe kishte burime të kufizuara, shkruan DW.

Tani shkencëtarët i interpretojnë ndërtesat e gërmuara dhe objektet e arit si një tregues se ekonomia ishte në lulëzim dhe se qyteti mund të kishte edhe një status elitar në atë kohë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy