GJILAN/ Vodhi paratë dhe telefonin nën kërcënimin e thikës në një pikë karburanti, arrestohet hajni

by Nexhat

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan ka arritur të  arrestojë të dyshuarin F.S., i lindur në vitin 1975, nën dyshimin se i njëjti sot rreth orës 05:10 kishte arritur që nën kërcënimin e thikës nga punonjësi i një pikë të karburanteve në qytetin e Gjilanit të grabis një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular.

Më pas ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia informon se me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy