74
Teksa po diskutohet për shkuarjen ose jo të shpejt në zgjedhje Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka diskutuar për listat zgjedhore dhe ka marrë një vendim.
Siç tregojnë burimet të afërta me LDK-në, është vendosur që tre kryetarë komunash nga radhët e LDK-së të kandidojnë për deputet në zgjedhjet parlamentare.
Bëhet fjalë për kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, atë të Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe Imri Ahmetin, kryetar i Lipjanit.