Mediat serbe përhapin dezinformata për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

by Nexhat

Mediat serbe kanë dezinformuar sa i përket pranimit të Kosovës si anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke pretenduar se “rezultatet e votimit tregojnë mungesë konsensusi brenda organizatës”.

Çfarë shkruajnë portalet Alo dhe Pravda:

banner

“Delegacioni i Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s shprehu shqetësimin e tij dhe vlerësoi se ky vendim përbën një precedent të rrezikshëm dhe do të përkeqësojë kushtet e jetesës së serbëve në Kosovë.Ata gjithashtu theksuan se nuk janë konsultuar gjatë procesit të vendimmarrjes dhe rezultatet e votimit tregojnë mungesë konsensusi brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s.”

Vendimi për pranimin e Kosovës si anëtare te asociuar është marrë në përputhje me procedurat e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ky hap njeh përpjekjet e Kosovës për t’u integruar në organizatat ndërkombëtare dhe kontribuon në stabilitetin rajonal.

Procesi i vendimmarrjes përfshinte konsultime me të gjithë anëtarët e NATO-s. Votimi pasqyroi pikëpamje të ndryshme brenda organizatës, por shumica e vendeve e pranuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve me Kosovën.

Kritikat e mediave serbe ndaj Malit të Zi dhe vendeve të tjera që e mbështetën këtë vendim janë pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike për të destabilizuar marrëdhëniet rajonale dhe për të krijuar një imazh të gjoja një “tradhtie ndaj interesave serbe”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy