Tifozët zgjedhin ekipin e sezonit në Ligën Premier – nuk mungojnë befasitë

by Nexhat

Tifozët e futbollit anglezë kanë votuar dhe e kanë zgjedhur tashmë “ekipin e tifozëve” për sezonin 2023/24 në Ligën Premier.

Lista e ngushtë prej 60 futbollistëve më të mirë që luajtën gjatë gjithë sezonit është reduktuar në vetëm një formacion nga tifozët nga e gjithë bota

banner

Ata u ftuan për të zgjedhur një portier, dy mbrojtës të krahut, dy qendërmbrojtës, dy mesfushorë qendrorë, dy mesfushorë sulmues dhe dy sulmues.

Lojtarët që morën më shumë vota nga publiku në pozicionet e tyre përkatëse, të kufizuar në një maksimum prej katër lojtarësh për klub, formuan një formacion të mbushur me yje

Kampionët e Manchester City dhe nën-kampionët e Arsenalit kanë secili nga katër lojtarë në “skuadrën e sezonit” nga tifozët. Nga një lojtarë në formacion kanë edhe Liverpooli, Aston Villa dhe Chelsea

Në portë ka fituar David Raya, ndërsa mbrojtja formohet nga Ben White, William Saliba, Gabriel Magalhaes dhe Trent-Alexander Arnold.

Në mesfushë gjenden emra si Rodri dhe Kevin de Bruyne në qendër, ndërsa nga krahët vijnë Phil Foden dhe Cole Palmer.

You voted these 11 Premier League stars as your 2023/24 Fan Team of the Season! ✨

PLFanTeamOfTheSeason

Dyshja e sulmit është ‘uzurpuar’ nga dy prej golashënuesve më të mirë të sezonit, Erling Haaland dhe Ollie Watkins.

Në listë mungojnë emra yjesh si Ruben Dias, Virgil Van Dijk, Declan Rice, Alexis Mac Allister, Bernardo Silva, Martin Odegaard dhe Bukayo Saka, të cilët gjithashtu kanë merituar një vend në formacion

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy