Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë kanë arrestuar një 23 vjeçar që po kërkohej me 12 urhdërsa nga gjykatat.
E.Z është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.
Ndaj personit të dyshuar:
E. Z mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 12 urdhëresa nga gjykatat, për veprat grabitje, posedim i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të denimit