Bushi flet për Roko Vatën e Brajan Grudën: Të gjithë lojtarët janë kontaktuar

by Merita

Shpresat e Alban Bushit kanë bërë publike listën e lojtarëve për ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi, sfidë e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025”.

Takimi u ndërpre më datën 21 nëntor për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe u vendos të luhet më 7 qershor nga minuta e 27-të, aty kur u ndërpre. Tekniku Bushi ka thirrur 23 lojtarë, 13 prej të cilëve janë pjesë e Superiores, ndërsa të tjerët luajnë në kampionatet jashtë. Takimi me Malin e Zi , do të luhet në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës, më datën 7 qershor në orën 20:00, ndërsa më 11 qershor Shpresat do të luajnë një miqësore në Niko Dovana me Lihtenshtejnin. 21-vjeçarët kuqezi ndodhen në Grupin E, bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë dhe pozicionohen në vendin e katërt.

banner

Në konferencë për shtyp, Bushi foli për dy talentet që Sylvinho ka marrë në listën e kombëtares A, Simon Simoni dhe Medon Berisha, si dhe prurjen më të re te Shpresat portieri i Olimpiakosit, Anxhelo Sina.

“Jam i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicion, si Simoni dhe Berisha kanë qenë pjesë e Kombëtares A. Simoni ka qenë pjesë e stërvitjes dhe Berisha është për herë të parë, kemi pasur bindje që do të shkonte shumë herët në ekipin A, por shkoi më herët se sa pritej. Për ne ka qenë lojtar deçiziv dhe ftesa është mëse e merituar. Kur e kam kontaktuar për herë të parë i premtova shiritin e kapitenit dhe e meritoi, ishte një lider dhe i uroj shumë urime për Europianin. Sina është shqiptar dhe kjo është zgjedhja e parë, është portieri i talentuar dhe do të bëjë mirë.

Ne bëjmë punën tonë dhe të gjithë lojtarët janë kontaktuar, Roko Vata, Brajan Gruda, Luis Hasa, por është zgjedhje personale, me zemër dhe e bën si të dojë. Ne është luks t’i kemi në ekip, por është zgjedhja e tyre personale. Duhet të kalosh nga këtu njëherë për të shkuar në Kombëtaren A, duhet ta tregojnë njëherë këtu tek U21, pasi e kemi parë sa kanë ikur këtu për te Kombëtarja”, deklaroi ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy