Drejtoresha e Korpusit për Paqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Spahn, do të qëndrojë sot në Kosovë.
Spahn do të ketë një serë takimesh të nivelit shtetëror, përfshirë dhe takimin me presidenten Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.
Takimi do të fillojë në ora 15:00, bën të ditur Presidenca.
Përgjatë takimit pritet të diskutohen tema relevante me sigurinë, paqen dhe bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-SHBA.
Dje, Spahn qëndroi në Shqipëri, ku u takua me presidentin Bajram Begaj.
Begaj përcolli urimet për palën amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e fushës dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.