Efektet ‘magjike’ të manit në organizëm

by Merita

Maji dhe qershori janë muajit e manit. Këtë frut ‘magjik’ mund ta gjeni kudo. Në mjekësinë alternative manit i përdoren edhe gjethet dhe lëkura e pemës. Të gjitha përfitimet shëndetësore mani i ka falë një substance që ka efektet e antioksidantëve, antokianina.

Në mjekësinë bimore mani i bardhë përdoret për të trajtuar ankthin, artritin, kapsllëkun, kollën, tensionin e lartë, kolesterolin e lartë dhe diabetin.

banner

Sipas hulumtimeve të shumta u arrit në konkluzionin se konsumimi i manit të bardhë arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak. Pasi përmes enzimave që gjenden tek ky frut, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.

Përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy