54
Finalja e Conference League do të jetë e blinduar nga forcat e policisë. Sipas mediave greke, rreth 6 mijë policë janë mobilizuar për këtë ndeshje në stadiumin “Agia Sofia” që gjithmonë ka sjellë tensione e aq më tepër në një finale si kjo e sotmja.
Zona rreth stadiumit, është mbyllur si dhe disa rrugë që të cojnë drejt impiantit janë nën kontrollin e rreptë të forcave të sigurisë.
Pritet të jetë një duel i zjarrtë jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna. Kjo për shkak të marrëdhënieve aspak pozitive që ultrasit e dy tifozerive kanë me njëra-tjetrën.