Kosova ditë më parë ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për të avancuar statusin e saj në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Për këtë, analisti Janjusz Bugajski e ka uruar Kosovën duke thënë se “Kosova është partneri më i besueshëm i SHBA-së në Ballkan”,
Ndaj këtij komenti të Bugajskit ka reaguar shefi i misionit të Kosovës në Poloni, Drilon Gashi.
Diplomati kosovar ka thënë se Kosova është duke punuar gjithashtu fuqishëm për të qenë një aleat i fortë edhe i Polonisë.
Gjithashtu Gashi ka shtuar se Kosova sot dhe gjithmonë do të jetë aleati më i besueshëm i SHBA-së në Ballkan.
“Ne sot dhe gjithmonë do të jemi aleati më i besueshëm i Amerikës në Ballkan”, ka shkruar Gashi
Drilon S. Gashi/ Thank you dear, Janusz. Greetings from Warsaw, and Kosova’s [first-ever] Mission in Poland. We’re also working hard to be a strong ally for 🇵🇱. 🤝
We will today and always be America’s most reliable ally in the Balkans.
🇺🇸🤝🇽🇰🤝🇵🇱
Janusz Bugajeski/ Congratulations Kosova. Your are America’s most reliable ally in the Balkans.