Konfirmohet, dyshja e Rapidit ftohen nga Kosova për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë së Haalandit

by Merita

Dyshja e Rapid Bucurestit, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi janë ftuar nga trajneri Franco Foda për ndeshjen miqësore gjatë muajit qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi rumun përmes rrjeteve sociale, shkruan LIG Sport

banner

“Ermali dhe Albioni janë ftuar nga Kosova për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë së Haalandit”, shkruhet në njoftimin e klubit rumun

Kujtojmë që Rrahmani gjatë këtij sezoni me klubin e Rapidit në të gjitha garat shënoi 19 gola dhe bëri pesë asiste.

Në anën tjetër, Ermal Krasniqi shënoi gjashtë gola dhe bëri pesë asiste me dy skuadrat, Cluj dhe Rapid Bucurestit.

Kujtojmë që ndeshja e vetme miqësore e Kosovës gjatë muajit qershor zhvillohet me 5 qershor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy