Kurti ‘ndërhyn’ edhe fushatën zgjedhore në Preshevë, sot mban tubimin me Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafin

by Merita

Pasi dështoi në zgjedhjet në Shqipëri, e në Maqedoni të Veriut mbështeti koalicionin që hyri në bashkëqeverisje me VMRO-në, partinë e ekstremit të majtë nacionalist, kryeministri Albin Kurti ka filluar të përzihet edhe në zgjedhjet lokale në Preshevë.

Dhe lidhur me këtë tashmë kanë filluar edhe kritikat e para. Një e tillë erdhi nga Levent Qazimi, djali i Ridvan Qazimit, Komandant Lleshit.

banner

Levent Qazimi, duke shfrytëzuar platformën “Facebook” kritikoi kryeministrin e Kosovës për ndasi, duke thënë se ka organizuar pritje për vetëm njërën parti, pjesë e së cilës janë edhe dy këshilltarët e tij, Mustafi e Sinani.

“E rrugës do të ishte Kryeministër të bëni thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale në Bujanoc, të tregoni se jeni i pa anshëm dhe jeni i të gjithë shqiptarëve këndej kufirit, të promovoni rëndësinë e pjesëmarrjes masive të shqiptarëve në këto zgjedhje, duke patur parasysh numrin e madh të migruesve, e veçanërisht të rinjëve nga Lugina këto 4 vitet e fundit, e jo kurrsesi kjo që ju po bëni apo tentoni të bëni”, shkroi ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy