Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar një koalicion të mundshëm mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes.
“Sa i përket spekulimeve dhe interpretimeve, t’ju them sinqerisht unë kam qenë edhe i zbavitur këto ditë nga mënyra e interpretimeve të jashtëzakonshme, imagjinare dhe imagjinative të kujtdo qoftë për sa i përket mundësisë së koalicionet ndërmjet nesh e Vetëvendosjes të arritur për dy orë takim. Nuk munden dy orë takim të tejkalojnë hendekun e gati dy dekadave. Ai takim është thirrë për agjendë legjislative. Unë kam thënë që po shkoj në takim vetëm për zgjedhje. Agjenda e PDK-së kanë qenë zgjedhjet e parakohshme. Ne kemi shkuar me këtë agjendë dhe kjo është ajo që e ka dominuar diskutimin. Pra, asgjë as të fshehtë dhe as të panjohur s’ka pasë nga ky takim. Nuk janë temë as afërsisht koalicioni”.
Ai tha se nuk është mirë që Vetëvendosja të lejohet të përfundojë mandatin.