Ministri Hasani në Pragë në 30 maj për takimin e NATO-s

by Nexhat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s

Përmes një njoftimi nga kjo Ministri, bëhet me dije se ky takim do të zhvillohet në Pragë, Republikën Çeke, në datat 30 – 31 maj 2024

banner

Po ashtu bëhet me dije se ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës.

Ministrat e vendeve aleate do të trajtojnë në këtë samit progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit.

Njoftim për median:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim i cili zhvillohet në Pragë (Republika Çeke), në datat 30 – 31 maj 2024.

Ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës.

Ministrat aleatë do të trajtojnë progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën.

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Ëashington (SHBA) në 9 – 11 korrik 2024

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy