Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e Big Brother që u komentua më së shumti.
Sa ishte brenda këtij reality shou, ajo u përfol për shumë lidhje dashurie me emra të njohur të estradës
Pas lidhjes me Bardhin dhe pas njoftimit për shtatzëni, pati aludime të ndryshme nga fansat.
Ndjekësit dyshuan se ajo ngeli shtatzënë sa ishte në Big Brother, meqë tani duket shumë e fryrë
Sara shpreh të vërtetën, ndërsa thotë: “Ka qenë shtatzënë që në Big se po ti shikonit barkun ka qenë i madh që aty”.
“Unë jam vajzë kam menstruacionet, nëse nuk kuptoni nuk e di çfarë të ju them. Se filluan disa faqe merrnin pamje nga vitet e kaluara, shih si e ka bërë këtu, shih këtu. Qetësohuni nuk kam qenë shtatzënë në Big, se ka kaluar në absurditet”, theksoi mes tjerash zeshkania
Sara dhe Bardhi tani po jetojnë në Tiranë dhe janë në pritje të një fëmije.