Nisin sërish shpërthimet vullkanike, evakuohen banorët në Islandën jugperëndimore

by Merita

Një shpërthim vullkanik në gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore ka detyruar autoritetet që të evakuojnë qytetin e afërt, Grindavík.

Zyra meteorologjike islandeze njoftoi me anë të një deklarate se aktiviteti vullkanik nisi pranë Sundhnúkagígar, në veri të Grindavík-ut. Aktiviteti vullkanik në zonë ka nisur që më 16 mars.

“Shtëllungat e dala prej shpërthimit arrijnë në një lartësi prej të 50,” thuhej më tej në njoftim.

Banja gjeotermale e afërt Blue Lagoon, atraksioni më i madh turistik i Islandës njoftoi gjithashtu se i kishte evakuuar objektet e saj.

Shpërthimi është i pesti që ndodh në gadishull që nga dhjetori. Zyra meteorologjike dedektoi “aktivitet intensiv tërmetesh” përpara shpërthimit të së mërkurës.

Në dhomën e magmës, poshtë Svartsengi-t, ku ndodhet një termocentral që furnizon me energji elektrike dhe ujë rreth 30,000 njerëz në gadishull, janë akumuluar rreth 20 metra kub shkëmbinj të shkrirë.

Shumica e 4000 banorëve të Grindavik u evakuuan përgjithmonë në nëntor, përpara shpërthimeve që ndodhën nga dhjetori deri në mars.

Lava rrodhi në rrugët e Grindavík-ut gjatë shpërthimit të janarit, duke marrë përpara tre shtëpi. Por disa banorë u kthyen për të jetuar në lagje më pak të rrezikuara nga rrjedha e llavës.

Deri në mars 2021, gadishulli Reykjanes nuk kishte përjetuar një shpërthim për 800 vjet. Vullkanologët besojnë se një epokë e re e aktivitetit sizmik ka filluar në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy