Osmani s’i kursen Kurtin e Gërvallën që s’e konsultuan për KiE: Të gjitha kanë rënë në ujë me atë ofertë

by Nexhat

Pas një deklarate të lëshuar nga Presidenca ku konfirmohej mos koordinimi ne mes të Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla dhe presidentes Vjosa Osmani për çështjen e propozimit për KiE, ka folur në detaje edhe vetë presidentja Vjosa Osmani. Në një prononcim për Ekonomia Online, e para e shtetit e ka quajtur qesharak arsyetimin që është munduar ta japë kryekuvendari Konjufca për një moskoordinimi të tillë, ndërkohë që është treguar e ashpër edhe me vetë kryediplomaten Gërvalla-Schwarz dhe kryeministrin Albin Kurti.

Osmani ka thënë se propozimi i bërë atë ditë nga kryerdiplomatja Gërvalla e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin që Kosova e ka mbajtur deri në atë e ditë, e që ka qenë se çështja e Asociacionit s’mund të nxirret nga marrëveshja e tërësishme, që s’mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por që duhet të ketë zbatim paralel dhe që nuk mund të ndërlidhet dialogu me procesin e anëtarësimit në KiE.

banner

Osmani ka thënë se oferta e ministres Gërvalla s’ka qenë vazhdimësi e listës së zotimeve së nënshkruar nga tre liderët, duke theksuar se është e domosdoshme edhe sipas Nenit 84 të Kushtetutës që Qeveria të koordinohet me presidenten, si udhëheqëse e politikës së jashtme.

Osmani ka thënë se mbase arsyetimi i Konjufcës se udhëtimi i presidentes në SHBA ka qenë arsye e një mos koordinimi të tillë ka ardhur si rezultat i ndonjë dezinformate që mund të i jetë bartur atij si kryetar i Kuvendit, meqë siç thekson Osmani, mes saj dhe Konjufcës ka pasur gjithmonë koordinim

“Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët prandaj është domosdoshmëri kushtetuese në përputhje me nenin 84 që qeveria ta koordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme që sipas kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i presidencës e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyrë paska pas të bëjë me largësinë për mua është diçka që nuk dua ta besojë që dikush e thotë sepse nuk ka fare të bëjë me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyrë po tentohet që ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj të presidenca që për mua është vërtetë edhe shumë qesharake sepse të gjitha institucionet e dinë shumë mirë që presidentja e vendit ka qenë 24 orë të çdo ditë të javës në komunikim me të githë për tema të rëndësisë kapitale sidomos në fushën e politikës së jashtme që janë brenda mandatit të presidentes e kjo absolutisht për mua është befasi tepër e madhe se kushdo qoftë ta thotë një gjë të tillë mund të ketë qenë ndonjë dezinformatë që është bartur te kryetari i kuvendit sepse me të si kryetar i kuvendit kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm asnjëherë nuk ndodh që mos të koordinohemi për tea të rëndësishme edhe kur jemi jashtë vendit i kemi telefonat ka mënyra të sigurta të komunikimit të cilat i posedojmë dhe është edhe çështja tjetër”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy