Ideja e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës sot u shpall e “vdekur” nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, e quajti kryeministrin Albin Kurti mashtrues, derisa e thumboi edhe partinë tjetër opozitare LDK-në
“Jam i sigurt nuk i ka pasur votat, një manipulim i Kurtit, i cili njihet si mjeshtër i manipulimit për çdo gjë. Ka qenë që në fillim një farsë, e ka ditë që opozita nuk është e bashkuar, ka pas shenja më herët, kemi pasur shembuj kur partitë opozitare nuk kanë qenë unike, ka qenë rasti për Valdete Dakën, nau kanë dashur nënshkrimet për Kushtetuese, nuk i kemi marrë nga LDK. Për Blerim Isufajn prapë nuk i kemi marrë nënshkrimet nga LDK”, tha Qalaj në Debat Plus të RTV Dukagjini.
Deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se Kurti nuk i qëndroi prapa premtimit të tij për shpërndarjen e Kuvendit.
“Një mënyrë është me dhënë dorëheqje se i kish rënë taman, ka dështu në secilin proces. Mënyra tjetër është me shkarku, nuk i kem votat. Me dhënë dorëheqje, me u kallë gjysma e Kosovës nuk jep, se thotë gjysma tjetër më don. Varianti tjetër ka qenë jo më i miri, por që u dakordu mazhoranca. Kurti asnjë kauze nuk i qëndron mbrapa, as si opozitar e as në pozitë. Kur e ka pa Kurti se i kem pasur votat, ai kërkojke me gjetë arsyetime se duhet me u bë opozita bashkë. Nuk pranoi Kurti. S’e kuptoj opozitën. S’kam pa në rajon që opozita me i thënë një Qeverie rri deri në fund”, tha ai.
Beqa ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk e ka manipuluar PDK-në, por 50 për qind të votuesve të tij.
“Albin Kurti a na ka manpulu neve, ai i ka manipulu 50 për qind të votuesve, nuk e besoj që PDK-në, unë mendoj se prap nëse ka ftesë me u taku pozitë – opoztë edhe liderët mes vete, duhet mu taku”, ka deklaruar Beqa.
Gjithashtu, ai ka theksuar se do t’i votojnë për marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend nëse mendojnë se janë të dobishme për zhvillimin ekonomik.
Beqa i PDK-së ndër të tjera ka thënë se asnjëherë nuk kanë vendosur vija të kuqe dhe se partnerët do t’i zgjedhë Bedri Hamza, i propozuar nga partia e tij për kryeministër
“Vija të kuqe ne edhe në të kaluarën s’kemi vendosur, por kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza, ai duhet t’i zgjedh partnerët, së shpejti do të dalë me programin e tij për të gjitha sektorët”, ka deklaruar Beqa.