Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

by Nexhat

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi. Sipas informacioneve të fundit nga spitali i Traumës, avokati Mëngjesi është futur në intubim, raporton BalkanWeb.

Raportohet se gjendja shëndetësore e avokatit është përkeqësuar. Avokati u godit mëngjesin e sotëm nga të paktën 3 persona, në një nga rrugët e zonës së ish-Bllokut

banner

Ndaj tij është qëlluar me mjete të forta, ndërsa pësoi goditje në kokë, çka duket se i kanë përkeqësuar shëndetin. Avokati u transportua drejt spitalin e Traumës pak momente pas dhunës që pësoi ndërsa iu nënshtrua skanerit dhe kontrolleve të tjera, nga ku rezultoi se kishte fraktura dhe goditje në kokë, që i kanë shkaktuar fraktura dhe hematoma

Pavarësisht se më parë ishte raportuar për një gjendje të qëndrueshme shëndetësore, mjekët e Traumës kanë vendosur avokatin në intubim, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy