Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në darkë pune deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.
Abdixhiku ka thënë se deputeti Beyer është një nga kontribuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor
“Si një nga njohësit dhe kontribuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, Peter ka qenë zë i pandalshëm avokues i Republikës së Kosovës dhe popullit tonë në katër mandatet paraprake në Bundestag dhe të gjitha funksionet brenda CDU-së”
Kreu i LDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar “programin politik euroatlantik, për domosdoshmërinë e rigjetjes së rrugës integruese të Kosovës, e për bashkëpunimin ndërpartiak”.
“Do të shihemi së shpejti në Berlin”, ka përfunduar kryetari i LDK-së.
LDK dhe CDU janë parti simotra në grupin e Partive Popullore Evropiane (EPP).