Bedri Hamza: S’ka pasur rritje pagash nga 2014, duhet t’i mbajmë njerëzit në Kosovë

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, tha në Pressing në T7 se PDK do të krijojë kushte që njerëzit t’i mbajë në Kosovë.

Ai tha se nga viti 2014 nuk ka pasur rritje domethënëse të pagave.

“Sektori publik nuk është në gjendje të mirë, nuk kemi pas ndonjë rritje domethënëse të pagave që nga viti 2014. Inflacioni ka shku, çmimet kanë ndryshuar kanë shku shumë lartë, standardi i jetesës ka ngel ulët. Ne duhet të krijojmë kushte që njerëzit t’i mbajmë në Kosovë në të kundërtën do të përballemi me problemin më të rëndë që është problemi demografik”, tha Hamza në Pressing,

Ai tha se Kurti bëri rritje pagash vetëm 5%.

“Ne do të krijojmë klimë të përshtatshme edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj nga jashtë”, tha tutje Hamza në Pressing.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy