Berjani: Nafta në Gjilan po shitet më lirë, të hetohet nga Prokuroria

by Merita

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, ka folur rreth gjendjes në këtë sektor.

Ai tha se nafta në Gjilan po shitet me çmim më të lirë dhe sipas tij kjo i dëmton edhe importuesit e tjerë.

banner

Berjani me këtë rast kërkon hetime nga ana e Prokurorisë.

“Ato tri kompani i bëjnë së bashku qarkullim 100 mijë euro, këto kompanitë e tjera shembull po e bëj, nuk i bëjnë qarkullim as 200-300 euro. Me këtë qarkullim këto kompani nuk mund të paguajnë as punëtorin e asgjë”, tha Berjani.

I pari i Shoqatës së Naftëtarëve ndër të tjera tha se është e pamundur që diku nafta të shihet 1 euro e 16 centë e diku 1 euro 33 centë.

“Këtu diçka nuk është në rregull. Tregu është i prishur sepse 33 kompani të naftës që janë në Gjilan, mund të them lirisht se janë afër falimentimit. Nuk kanë qarkullim”, shtoi ai./Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy