Dështon mbledhja e Komisonit hetimor për MPJD-në, mungon VV-ja

by Nexhat

Komisioni Hetimor për punët e anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk po mund të fillojë me punën për shkak të mungesë së kuorumit. Deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në këtë komision, teksa ata të PDK-së dhe AAK-së, kritikuan ashpër pushtetin për sabotim të këtij Komisoni Hetimor.

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Time Kadrijaj, ka thënë se nuk ka interesim nga deputetët e Vetëvendosjes që janë pjesë e këtij Komisioni që të marrin pjesë në mbledhje.

banner

Ajo ka thënë se VV-ja ka tendencë që të mos zbardhet e vërteta në MPJD.

“Po shihet shumë qartë që nuk ka interesim. Ne do të vazhdojmë më thirrë prapr. Unë do i ftojë në mbledhje të komisionit, do të kërkojë dokumentacioni me ardhë nga MPJD. Nese këta dëshirojnë ta sabtojnë ne nuk kemi çka të bëjmë është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosjes, se e kemi parë edhe në komisionet tjera po shihet që është tendencë të ndodhë edhe në këtë komision që të mos zbardhet e vërteta se çka po ndodh në Ministrinë e Punëve të Jashtme.” – ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, deputetja e PDK-së në këtë Komision, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritkuar ashpër deputetët e Vetëvendosjes, të cilët edhe komisionet e tjera hetimore i kanë sabotuar.

“Kjo veçse e dëshmon tërë atë kritikë që e kemi pas ndaj politikës së jashtme. Në vend se të ketë një punë të profesionale, ka akuza me akuzë… kemi shpërfaqje të së vërtetës.”

“Asnjë komision hetimor nuk ka pasur mundësi që në Lëvizjen Vetëvendosje që të përfundojë punën dhe të nxjerr raport.”

Më tej, ajo ka kritikuar MPJD-në për mos dorëzim të dokumentave të kërkuara.

“Unë kërkoj me ngulje që dokumentet që i kemi dërgu, t’I kemi sa më parë në e-mailat tanë sepse ne duhet të bëjmë një analizë. Nuk është arsye që nuk ka kohe të mjaftueshme, ka mjetet të tjera që mundemi me i ndjekë këto neglizhenca.” – ka thënë ajo.

Edhe deputeti tjetër i PDK-së në këtë Komision, Hysen Berisha, ka thënë se deputetët e këtij komisioni i ka parë në kafe e sheshit por sipas tij, ata po e sabotojnë punën.

“Po bëhet sabotim i punës. Nuk është mirë me shku gjashtë muaj dhe në fund me rezolutë që u sabtua puna, është e vërtët se edhe unë i pash disa deputetët të këtij komisioni që ishin në shesh, kafe e Kuvend, pse nuk janë këtu. Pres me një raport që ti thuhet kryesisë së kuvendit që po sabotohet puna, o suspendoni ose forconi pjesëtarët që i keni caktu me votë të Kuvendit të jenë pjesë e Komisionit.” – ka thënë ai

Nuk është hera e parë që deputetët e Vetëvendosjes nuk marrin pjesë në Komisionet Hetimore Parlamentare.

Kujtojmë se ky Komision ishte formuar me kërkesë të PDK-së.

Sipas tyre, ky komision do t’i hetojë të gjitha degradimet që janë bërë në MPJD, duke përfshirë procedurat e rekrutimit, emërimet e stafit, transferimet e çështje të tjera

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy