E ardhmja e tij e paqartë, top pesë klube evropiane pas Rodrygos

by Nexhat

Rodrygo Goes është bërë një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve, me pesë klube të nivelit të lartë të interesuar për transferimin e tij.

Ardhja e Kylian Mbappes dhe sulmuesi brazilian Endrick, ka bërë që te Reali të mos jenë të sigurt për qëndrimin e Rodrygos në Santiago Bernabeu

banner

23-vjeçari ka zhvilluar 50 ndeshje me Los Blancos këtë edicion, teksa ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë

E ardhmja e tij duket më larg Santiago Bernabeut se sa qëndrimi në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Top klubet evropiane si Paris Saint-Germain, Manchester City, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool shohin te braziliani i ri një mundësi për të forcuar skuadrat e tyre përkatëse

E gjitha kjo për shkak të deklaratave të tij të fundit, pavarësisht se më vonë ai konfirmoi se dëshiron të qëndrojë

Te Reali ende nuk kanë marrë vendimin përfundimtar, por nëse e lënë të lirë brazilianin të largohet nuk do ta bëjnë pa fituar së paku 150 milionë euro. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy