FUSHË KOSOVË/ Shkolla anulon aktivitetet për Ditën e Fëmijëve për shkak të trendit të rrezikshëm në Tik Tok

by Nexhat

Shkolla fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, ka marrë vendim për t’i anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për 1 Qershor.

Kjo pasi kjo shkollë thotë se ka identifikur disa raste (lojë në Tiktok ku bëhet gërvishja e trupit me mjete të ndryshme).

“Të nderuar kolegë, Me kërkesë të drejtorit të shkollës, nesër me datë 31.05.2024 pezullohen të gjitha aktivitetet për ditën e nesërme me rastin e festës se 1 Qershorit për shkak të rasteve të identifikuara (lojë në Tiktok ku bëhet gërvishja e trupit me mjete të ndryshme) në shkollë dhe të përcjellura në polici. Aktivitetet e planifikuara mbahen për ditën e shkollës me 11 qershor. Nesër mbahet mësim i rregullt”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy