GJAKOVË/ KFOR-i dhuron pajisje pune për zjarrfikësit

by Nexhat

Drejtoria për emergjenca në Gjakovë ka përfituar sot një donacion nga KFOR-i.

KFOR-i njofton se në mbështetje të Departamentit të Zjarrfikësve të komunës së Gjakovës, janë dhuruar dron, gjeneratorë të energjisë elektrike, ventilatorë, rripa rikuperimi, sharrë betoni dhe litarë

Kjo iniciativë është pjesë e një sërë aktivitetesh periodike të zhvilluara nga KFOR-i për të mbështetur popullatën lokale dhe komunat e ndryshme të Kosovës.

Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, kolonel Francesco Ferrara, komandanti i zjarrfikësve Xhevdet Brahimaj dhe këshilltari i emergjencës Haxhi Sejdija

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy