Haradinaj: Aleanca me vizion të qartë për ndryshim, zhvillim ekonomik dhe për Kosovën pjesë të NATO-s

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Rahovec.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Aleanca natyrshëm gjeti një mbështetje masive, që u kthye në një qeverisje e cila ndryshoi për të mirë Rahovecin.

banner

“24 vjet më parë, Aleanca nisi rrugëtimin e saj edhe në Rahovec. Mes këtij populli bujar e punëtor, Aleanca, natyrshëm gjeti një mbështetje masive, që u kthye në një qeverisje e cila ndryshoi për të mirë Rahovecin, ngriti mirëqenien e qytetarëve dhe i dha shtysë të fortë zhvillimit ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Aleanca ka vizion të qartë për ndryshim, për zhvillimin ekonomik dhe për Kosovën pjesë të NATO-s.

“Para strukturave dhe qytetarëve të Rahovecit, të mbledhur sot në festën e Aleancës, shpreha përkushtimin tim për të vazhduar mbështetjen për Rahovecin”.

“Gjithashtu, i sigurova se për vendin po afrohet ndryshimi i madh, për punëtorin e pensionistin, kategoritë e lirisë, e të gjithë qytetarët. Koalicioni i udhëhequr nga Aleanca, ofrohet para qytetarëve me vizionin e qartë për ndryshim, për zhvillimin ekonomik dhe për Kosovën e fortë e të sigurtë, pjesë të NATO-s e të rreshtuar me Amerikën e botën demokratike”, është shprehur Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy