Kapen duke bërë gara në komunikacion, 500 euro gjobë dhe 1 vit ndalim të vozitjes

by engel

Policia e Kosovës ka ndrmarrë masa ligjore ndaj dy shoferëve pasi të njëjtit janë kapur duke bërë gara shpejtësie me vetura. Siç njofton policia, ndaj dy kundërvajtëse u është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse e ndalim vozitjes së automjeteve me veprim motorik në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, ka apeluar vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që i hasin në komunikacion të cilat janë kundër rregullave të komunikacionit të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 038 504 504 7001.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy