Kërcënojnë tifozët e Vojvodinës: “Vareni rezolutën në kunj, do të kthehemi në Sarajevë, Prizren dhe Knin” 

by engel

Tifozët e Vojvodinës ngritën një slogan të turpshëm në të cilin bënë kërcënime dhe referenca për vitet 1990. Ata kërcënuan Kosovën, Bosnjën dhe Kroacinë.

Gjegjësisht, banorët e Novi Sadit thanë se po “kthehen” në Sarajevë, Prizren dhe Knin, e përmendën edhe Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

banner

“Vareni rezolutën në kunj, vitin e ardhshëm do të kthehemi në Sarajevë, Prizren dhe Knin”, thuhet në moton e tifozëve

Ata e ngritën sloganin në ndeshjen kundër Napredekut të luajtur më 25 maj.

Kujtojmë se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork miratoi një rezolutë me të cilën shpallet 11 korriku si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Kjo rezolutë dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet e vërtetuara, përfshirë përmes sistemeve arsimore duke zhvilluar programe të përshtatshme, gjithashtu me qëllim të kujtimit, parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit të gjenocidit, dënon pa rezerva veprimet që lavdërojnë krimet e luftës të dënuar , krimet kundër njerëzimit, duke përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë, të gjitha shtetet janë thirrur që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy