Intervaleve me diell, ditën e enjte, rrebeshe e bubullima, mund të zhvillohen që nga orët e paradites, së pari në perëndim të vendit, e më pas të shtrihen edhe në pjesë tjera.
Lokalisht nuk duhet përjashtuar mundësi për reshje më intensive shiu të shoqëruara edhe me breshër.
Temperaturat minimale zbresin në 9C e 12C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 22C e 24C, njofton Prishtina Weather.
Nga dita e premte pritet mot më stabil, me intervale më të gjata me diell, e rrebeshet e shiu mbetet më të izoluara përreth zonave malore. Temperaturat shënojnë rritje deri në fundjavë, në 27C e 28C.
Ndonjë rrebesh shiu mund të paraqitet pasditen e së dielës.