PRISHTINË/ Situatë e tensionuar në Shkabaj, Policia asiston për rrëzimin e një objekti të nisur për xhami (VIDEO)

by Nexhat

Situatë e tensionuar është parë sot në Shkabaj pasi banorët kanë rezistuar që të rrëzohet objekti i nisur për xhami.

Policia e Kosovës ka asistuar Inspektoratin e komunës së Prishtinës për rrëzimin e këtij objekti, por banorët e këtij fshati nuk kanë lejuar

banner

Është përdorur edhe sprej për qetësimin e situatës.

Në vendngjarje është ishte edhe ambulanca, gjersa një qytetar ka marr trajtim mjekësor.

Të pranishëm janë parë edhe zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët kanë kërkuar që të mos rrëzohet objekti deri në një hap të radhës, raporton Telegrafi.

Pas situatës së krijuar, u tha po ashtu që të mos vazhdohet me punimet deri në një vendim të radhës.

Sipas raportimeve të para, Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë leje për ndërtim, ndërsa një aksion i tillë për rrëzimin e objektit ishte ndërmarrë edhe javën e kaluar, por që ishte ndërprerë për shkak të rezistencës së banorëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy