22
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Oslo të Norvegjisë.
Tahiri, në një postim në Facebook, ka thënë se sistemi politik që e ka ndërtuar Kosova tash e sa vjet është më i avancuar se i disa shteteve të Bashkimit Evropian
“E them me përgjegjësi të plotë se sistemi politik të cilin e ka ndërtuar Kosova, tash e shumë vite, është më i avancuar se i disa shteteve anëtare këtu dhe për këtë nuk duhet të heqim dorë”, ka shkruar Tahiri.