Së fundmi një postim i ish-banores së Big Brother VIP Albania 3, Roza Lati, ka tërhequr vëmendje.
Kjo pasi është kuptuar si një ‘thumb’ për ish-konkurrenten tjetër, Françeska Murati
Modelja ka qenë shumë e komentuar për paraqitjet e saj e veshjet e shtrenjta në këtë format.
Dhe duket se akoma ka hatërmbetje mes tyre edhe pas mbarimit të këtij edicioni
“Veshja vlen po aq sa zonja që e ka veshur. Mund të visheni me marka, por nëse nuk jeni zonjë në shpirt, nuk do të jeni kurrë njeri i bukur”, ka qenë thënia e postuar nga Roza.
Theksojmë që fituese e këtij edicioni u shpall aktorja Egla Ceno duke fituar kështu plot 100 mijë euro
Në vend të dytë u rendit Julian Deda, kurse në të tretin Romeo Veshaj.