Vuçiq e pret në takim politikanin gjerman në Beograd pas një serie përplasjesh në distancë, e quan “takim të vështirë”

by Nexhat

Ndonëse me raport tejet të acaruar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, politikani gjerman dhe kreu i komitetit për punë të Jashtme i Bundestagut, Michael Roth, ka udhëtuar drejt Beogradit për të takuar të parin e shtetit serb,

Për këtë takim ka njoftuar vetë Aleksander Vuçiq në llogarinë e tij në “Instagram”, duke e pranuar që biseda me politikanin gjerman ka qenë edhe e vështirë, gjë që nënukptohet edhe nga fytyra e Vuçiq në takim.

“Një bisedë shumë e hapur dhe e vështirë me Michael Roth”, ka njoftuar Vuçiq.

Para udhëtimit në Beograd, Roth gjatë ditës së djeshme kishte qenë cak i politikanes serbe Ana Bernabiq, e cila kishte reaguar ndaj politikanit gjerman për shkak të falënderimit që Roth ia kishte bërë Malit të Zi për përkrahjen e Rezolutës për shpalljen e 11 korrikut Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës

Roth dhe Vuçiq kanë pasur përplasje të vazhdueshme në distancë për çështjen e zgjedhjeve në Serbi dhe gjithashtu edhe për tematika që ndërlidhen me Kosovën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy