“Bëri vetëm ligje me porosi”, Meta për krijimin e Komisionit të Posaçëm: Rama kishte në dorë më shumë instrumente se Ramiz Alia që të luftonte korrupsionin, por…

by Nexhat

Presidenti i Partisë së lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli mes të tjerash edhe në lidhje me krijimin e një Komisioni të Posaçëm anti-korrupsion, për të cilin tha se është një komision që legjitimon Rama-formën

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka pasur gjithmonë në dorë instrumentet për të luftuar korrupsionin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë

banner

“Të marrësh pjesë në një komision që legjitimon Rama-Formën… Askush nuk e ka penguar Ramën të luftojë korrupsionin, i ka pasur më shumë instrumente në dorë edhe se vetëm Ramiz Alia. Megjithatë bëri vetëm ligje me porosi dhe për të vjedhur çnjerëzisht popullin e tij”, tha ai.

I pyetur në lidhej me sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Meta tha se ishte një akt kriminal i qëllimshëm që nuk ka asnjë justifikim

“Akt kriminal i qëllimshëm. Nuk ka asnjë justifikim. Dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave e banditëve. Shteti është kapur nga një kryehorr”, tha Meta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy