Dhunoi, plagosi me thikë dhe lidhi shqiptaren, lirohet palestinezi në Greqi

by Nexhat

Në mënyrë skandaloze 27-vjecari palestinez Mohammad Odi i cili u arrestua për dhunimin, plagosjen me thikë dhe lidhjen e 33-vjecares shqiptare është lënë i lirë

Sic shkruajnë mediat greke duke iu referuar burimeve gjyqësore, 27-vjeçari është lënë i lirë pasi Çelaj nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak se ndodhet e shtruar në spital. Odi është lënë i lirë me kushte kufizuese, edhe pse nuk i dihet as adresa e shtëpisë

Policia nuk mundi të merrte deklaratë nga vajza, pasi ajo nuk ishte në gjendje të dëshmonte, siç thanë mjekët. Vajza është rrahur shumë keq.

Madje, hetuesja shkoi në spital për të marrë një deklaratë, të cilën natyrisht nuk e bëri dot as ajo, pasi viktima po dobësohej. Mirëpo, hetuesi e ka parë se sa keq ishte vajza 33-vjeçare, por nuk ka vendosur për ndalimin e përkohshëm të të akuzuarit, derisa viktima të dëshmojë.

Për këto arsye i dyshuari u la i lirë me kusht që të mos largohej nga vendi dhe të paraqitej në komisariat. Ku qëndron, ku do ta gjejnë nëse duhet, askush nuk e di…

NGJARJA

Një 33-vjecare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë në Athinë. G.Ç nga Kucova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë e gjithë trupin si dhe e plagosur me thikë në kofshë. Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë. Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku vinin gjetën një derë të mbyllur me dryn dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë.

Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë. Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjec. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja

Greqi2

Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimitë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar. Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të kishte rënë në kontakt në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakort të shkonin ne banesën e tij. Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë në atë gjendje deri sa u gjet nga policia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy