39
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ata kanë shkëmbyer edhe dhurata me njëri tjetrin.
Kurti tha se ky takim ka qenë mikpritës.
Ai shtoi se se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Turqisë po thellohen.
“Marrëdhëniet tona ndërmjet Kosovës dhe Turqisë sa vijnë e thellohen, ndërkohë që punojmë bashkërisht në fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. Në këtë drejtim, një hap i rëndësishëm do të jetë dhe zhvillimi i forumit të parë ekonomik të bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, që do të mbahet të hënën në Stamboll”, ka shkruar ai.