Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të VV-së se AAK është e kënaqur me punën e Qeverisë “Kurti”.
Gjini thotë se VV-ja ka përvojë me reagime të tilla.
‘’Nuk kanë mundësi me reagu seriozisht në këto situata dhe kanë përvojë me u marr me humor’’ shprehet ai.
Nënkryetari i AAK-së tutje thotë se VV, ka kërkuar që të shkohet në zgjedhje, duke u fshehur pas shpërndarjes së Kuvendit.
‘’Kanë lyp me e heq vetën, por me u fsheh prapa Parlamentit’’, thekson Ardian Gjini për FrontOnline.
Gjini deklaron se nëse kryeministri Albin Kurti do të dëshironte zgjedhje, duhet jep dorëheqje e jo të shpërndahet Kuvendi.
‘’Qeverinë e ka zgjedhë Parlamenti dhe jo Qeveria Parlamentin. Edhe nëse Kurti do me shku në zgjedhje duhet me shkarku veten e jo me shpërnda Parlamentin’’ potencon nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.