Ish-i i Dele Allit, Ruby Mae, ‘ngriti temperaturat’, teksa ajo shfaqi figurën e saj mahnitëse, në një fotosesion drithërues.
Modelja, 29 vjeçe, shfaqi fizikun e saj të lakmueshëm me një fustan tejet të ngushtë, gjysmë të errët nudo pa kurriz dhe me mëngë të gjata
Fustani kishte një çarje të lartë dhe ajo gjithashtu mbante syzet e saj të diellit, ndërsa pozonte, shkruan DailyMail.
Ruby, e cila ishte me mesfushorin e Everton, Dele, 28-vjeçar për pesë vjet, e përfundoi dukjen saj me çizme kafe kauboj.
Ajo siguroi që pothuajse 100,000 ndjekësit e saj mund të visheshin si ajo nëse zgjidhnin me mbishkrimin: “Set me dantella romantike ëndërrimtare @fashionnova”.
Bukuroshja, e cila ka modeluar për Chanel dhe Dolce & Gabbana ‘i paketoi gjërat e saj’ dhe u largua nga rezidenca e tyre prej 2 milionë funtesh, pasi mbeti ‘e inatosur’ nga sjellja e Dele.
Ruby dhe Dele u ndanë në vitin 2021 pasi vazhduan të futeshin në grindje të zjarrta, pohuan burimet e brendshme