Kurti lajmërohet nga Ankaraja, thotë se bisedat me Erdoganin janë fokusuar në ekonomi e mbrojtje

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në profilin e tij në “X” pas takimit që ka pasur me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se me presidentin turk kanë folur për raportet mes dy shteteve dhe për mundësitë e reja sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.

Kurti ka bërë të ditur se të hënën më 3 qershor do të mbahet edhe forumi i bizneseve turke dhe kosovare, që do të jetë një shans për të thelluar lidhjet dhe për të rritur investimet, .

“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve.”, ka shkruar Kurti.

AlbinKurti/Today I was welcomed in Ankara by President @RTErdogan
. We discussed bilateral relations & new opportunities for economic and defense cooperation. On Monday the first economic forum for businesses from 🇽🇰 and 🇹🇷 will be held, providing a chance to deepen ties & boost investments.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy