Mossad jep alarmin: Irani po planifikon një valë sulmesh në Evropë

by Merita

“Irani po planifikon një valë të madhe sulmesh në Evropë përpara Olimpiadës Paris 2023 në Francë”.

Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz shkoi këtë mesazh në X pasi Agjencia Suedeze e Sigurisë së Brendshme akuzoi Iranin për përdorimin e rrjeteve kriminale të krijuara në Suedi si një përfaqësues për të synuar interesat izraelite ose hebreje në vendin skandinav.

banner

Akuzat e inteligjencës suedeze u bënë me dije gjatë një konference për shtyp nga Daniel Stenling, kreu i njësisë së kundërzbulimit të agjencisë SAPO, pas një sërë ngjarjesh në fillim të këtij viti.

Në fund të janarit, ambasada izraelite në Stokholm u mbyll përkohësisht pasi një objekt i përshkruar si “i rrezikshëm” u gjet pranë misionit diplomatik. Sipas mediave suedeze, objekti ishte një granatë dore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy