PDK në Prishtinë: Me planin e Kalabrisë po provohet të përsëritet Badoci

by Nexhat

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me Planin për lagjen Kalabria, ku kanë folur deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha dhe Shefi i asambleistëve, Leutrim Retkoceri.

PDK ka kërkuar që Plani i Kalabrisë të revidohet, përndryshe nuk do të përkrahet nga kjo parti. Sipas Retkocerit, me këtë plan po provohet të përsëritet ajo çfarë ka ndodhur në Badoc

banner

“Ndërkaq, në planin e propozuar të Përparim Ramës për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike po vihen në shërbim të disa kompanive të ndërtimit. Në të dyja rastet, në Badoc dje dhe në Kalabri sot, Përparim Rama po tregon që është shëndrruar në një zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët, por veç si tokë për ndërtim”, ka thënë Retkoceri.

Ndërkohë, deputetja Eliza Hoxha njoftoi që PDK-ja nuk ka votë për këtë plan të Kalabrisë, përmes së cilit sipas saj, po provohet të kontrabandohet prona publike në kurriz të banorëve.

Sipas saj, plani aktual që e ka propozuar Përparim Rama nuk përmban elementet e duhura ligjore, praktike dhe urbanistike.

Hoxha ftoi të gjithë publikun, përfshirë arkitektët, që të shikojnë planin dhe të bëhen aktiv në mbrojtjen e interesit publik.

“A nuk duhet të na vie keq që ende i referohemi lagjeve Ulpiana, Bregu i Diellit e Dardania si lagjet më të mira e më cilësore për të jetuar? A nuk na vie keq që për 40 vite nuk kemi arritur të prodhojmë një plan e një lagje të re në qytet që do të ishte shembull i mirë dhe model për tu ndjekur?”, tha Eliza Hoxha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy