Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka vënë në pranga një 30 vjeçar në Laç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Donald Martinaj për të cilin gjykata e Riminit në Itali ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për përndjekje, kanosje dhe shkatërrim të pronës me zjarr.
Martiaj akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.