Rihapet sërish grupi “Albkings”

by Merita

Është hapur sërish grupi “Albkings”, i cili po publikon foto intime dhe të dhënat personale të qytetarëve.

Megjithëse, gjatë ditës së djeshme ishte thënë nga prokurorja e rastit Erza Bajrami – Kastrati se grupi ishte mbyllur përfundimisht, por e njëjta gjë duket se nuk ka ndodhur.

Ajo gjatë një konference të enjten potencoi se janë arrestuar shtatë persona.

“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestojmë shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, theksoi ajo.

Derisa kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi, theksoi se ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa përket veprave penale që do të ndiqen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy