Yann Bisseck: Vlejë 40 mln, Isha gati të shkoja në Bundesligë, do të qendroj në Inter

by engel

Yann Bisseck është një nga të rinjtë më premtues në organikën e Inter. Mbrojtësi i zikaltërve u transferua në Itali verën e shkuar nga Aarhus dhe pritet që në sezonin e ardhshëm të marrë më shumë minuta nga trajneri Simone Inzaghi. Së fundmi, 23-vjeçari zbuloi se ishte shumë pranë transferimit te Eintracht Frankfurt, ndërsa më pas shtoi se pret që në të ardhmen vlera e kartonit të tij të arrijë në shifrën e 30 apo 40 milionë eurove.

“Isha gati të shkoja në Bundesligë. Do të kishte qenë një hap logjik pasi kisha pasur një sezon të mirë në Danimarkë. Gjermania është afër, ka kuptim të shkosh atje nëse je një nga më të mirët në Danimarkë. Isha i bindur për t’u kthyer në shtëpi, flitej për këtë për disa kohë, familja ime kishte pasur idenë që unë të shkoja në Eintracht Frankfurt, klub me të cilin babai im kishte pasur biseda me drejtuesit.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy