Ferronikeli ’74 fiton ndeshjen e Playoffit dhe mbetet në Superligen e Kosovës

by engel

Feronikeli 74 do të vazhdojë në Superligën e Kosovës në futboll edhe në edicionin e ardhshëm. Ekipi nga Drenasi i shpëtoi rënies nga liga, duke e fituar ndeshjen e barazhit ndaj Prishtinës së Re. Dueli i zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë u mbyll me fitore minimale 1:0 të ‘Niklit’. Deri në fund ndeshja nuk prodhoi gola. Në minutën e 79-të, Alban Shillova shënoi me kokë, por pas rreth tetë minutash shikimi në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, kjo nuk e ndali Alban Shillovën që arriti të shënonte në minutën e shtatë shtesë për fitoren e madhe të ekipit të tij. Kësisoj, Feronikeli 74 e siguron Superligën edhe për edicionin e ardhshëm, kurse Prishtina e Re mbetet në Ligën e Parë.

banner

Ekipi nga kryeqyteti pati një sezon mjaft të mirë duke përfunduar në vendin e dytë në grupin B. Më pas, në barazhin e Ligës së Parë arriti ta mposht Dinamon e Ferizajt në penallti, por në pengesën e fundit nuk ia dolën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy