Gjenerali amerikan Arthur J Graffer, i cili është Shef i Shtabit të misionit të KFOR-it, ka vizituar Batalionin e Manovrimit në Kampin e “Novo Sellos“.
Gjenerali Graffer u prit nga komandanti, nënkolonel Walden.
Njoftimin për këtë vizitë e ka bërë misioni i KFOR-it, me anë të rrjeteve sociale, ku si gjithmonë vihet në pah se KFOR-i vazhdon të implementojë mandatin bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Po ashtu theksohet se KFOR-i është reagues i tretë i sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me të cilët potencojnë se bashkëpunojnë ngushtë.