54
Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, me anë të një postimi në platformën X është shprehur se kushtet për përfundimin e luftës nuk kanë ndryshuar.
”Kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, lirimi i të gjithë pengjeve dhe garancia se Gaza nuk përbën më kërcënim për Izraelin”, shkruan Netanyahu. “Ideja që Izraeli do të pranojë një armëpushim të përhershëm përpara se të përmbushen këto kushte” nuk është menduar”, ka shtuar ai.